Sat, Nov 30, 2024

Qëndrimi për Veriun/ Lubonja: Rama tha se ndërhyrja e KFOR do ishte negative për Kosovën në qershor. Hila: Lajçak dhe Borrell kanë dështuar

  • PublishedOctober 2, 2023

Analisti Dritan Hila, i ftuar në studion e emisionit “Open” në News24 ka folur në lidhje me tensionet e fundit mes Kosovës dhe Serbisë.

Ai u shpreh se Lajcak dhe Borrell kanë dështuar sepse janë personalitete që vijnë nga vende që nuk e njohin Kosovën dhe nuk kanë për ta njohur Kosovën

Sipas tij ngritja në një konferencë nënkupton futjen e faktorëve të tjerë që mund të jenë më afër Shqipërisë dhe Kosovës, mes tyre edhe SHBA.

“Lajcak dhe Borrell kanë dështuar sepse janë personalitete që vijnë nga vende që nuk e njohin Kosovën dhe nuk kanë për ta njohur Kosovën. Sllovakia u bë një vend pro rus me zgjedhjet e fundit dhe Borrell ka probleme si spanjoll me rajonet autonome. Rama dhe Vuçiç nuk kanë interesa të jenë spiunët e njëri-tjetrit. Ngritja në një konferencë nënkupton futjen e faktorëve të tjerë që mund të jenë më afër Shqipërisë dhe Kosovës, mes tyre edhe SHBA”, u shpreh ai.

Nga ana tjetër analisti Fatos Lubonja shtoi se Rama vetë në muajin qershor ka thënë se futja e KFOR në veri do të ishte gjëja më e keqe për Kosovën.

Kujtojmë se së fundmi Rama kërkoi që KFOR të ndërhyjë dhe të kontrollojë Veriun e Kosovës, kërkesë kjo që u bë edhe nga presidenti serb Aleksandar Vuçiç.

AlbaniaWeb.net