Sat, Nov 30, 2024

VIDEO/ Rikthim sensacional me gol, Broja udhëheq Chelsean në derbi, fitore e pastër ndaj Fulham

  • PublishedOctober 2, 2023

Armando Broja udhëhoqi Chelsea drejt fitores së parë pas 3 rezultatesh negative në kampionat. Blutë e Londrës mundën 0-2 Fulham në derbin e kësaj jave në Premier League, në takimin derbi të mbajtur në Craven Cottage (London).

Sulmuesi ukrainas, Mykhailo Mudryk festoi golin e parë me fanellën e Chelseat, në mnutën e 18-të. Pak më pas, Broja, u shërbye mirë në zonë dhe me një top tokazi mposhti portierin Leno. Për sulmuesin shqiptar ky ishte goli i parë sezonal me skuadrën dhe goli i parë që prej rikthimit nga mungesa e gjatë për shkak dëmtimi.

Të gjithë e cilësonin si një “bast” të Pochetinos aktivizimin e lojarit kuqezi si titullar në këtë ndeshje dhe në fakt, tekniku qëlloi në shenjë me formacionin, pasi 22-vjeçari i dha impuls-in që i mungonte ekipit në sulm. Gjithsesi, nuk ishte e thënë të ishte mbrëmja perfekte për lojtarin shqiptar, pasi në të 64-tën minutë u largua nga fusha për shkak dëmtimi. Me këtë fitore, Chelsea merr disi frymë dhe renditet në vendin e 11-të me 8 pikë. 8 pikë edhe për Fulham, në vendin e 13-të.

 

(J.S/)

AlbaniaWeb.net