Fri, Nov 29, 2024

19 ditë nga Maratona e Tiranës, ja si të regjistroheni për të garuar

  • PublishedOctober 3, 2023

Edhe 19 ditë kanë ngelur nga Maratona e Tiranës 2023. E kthyer tashmë në një traditë, Maratona rikthehet më 22 tetor për të shtatin vit radhazi si eventi më i madh sportiv i kryeqytetit, me pjesëmarrjen e vrapuesve nga e gjithë bota.

Nëse nuk je regjistruar ende për t’u bërë pjesë e garës së madhe, regjistrohu tani në këtë link https://tiranamarathon.com/.
Ky event organizohet me aprovimin e tre itinerarëve të miratuar nga Federata Botërore e Atletikës dhe me mbështetjen e Federatës Shqiptare të Atletikës, duke i dhënë seriozitetin e një aktiviteti Ndërkombëtar.

8c6370b5 043a 4ecd 92be 36579bae6e8b
8c6370b5 043a 4ecd 92be 36579bae6e8b

Të gjithë ata që do të duan të sprovojnë veten dhe të garojnë, do të duhet të regjistrohen dhe do të pajisen me numra garues dhe regjistruesit e kohës Bib.

AlbaniaWeb.net