Fri, Nov 29, 2024

Zv.trajneri i Tiranës pas humbjes: Ky është futbolli, lojtarët mund të kalojnë në një ngërç psikologjik

  • PublishedOctober 3, 2023

Zëvendës-trajneri i Tiranës, Artan Karapici analizoi humbjen 0-3 ndaj Laçit.

“Është fillimi i kampionatit, një kampionat që ka nisur me oshilacione. Para 3 javësh po flisnim për një skuadër kampione, që është kampione pavarësisht rezultateve. Fusha tregoi tjetër gjë përpos rezultatit. Ka situata që me një dominimin absolut ti nuk shënon asnjë gol. Kundërshtarit, hapsirat iu krijuan pas minutës së 80. Kurt i e merr synimin për të barazuar do lësh hapsira prapa.

Mos impenjimi në fushë nuk tolerohet nga Tirana.Në 90 minuta ishim pothuajse në kontroll, pastaj rrjedha e lojës ishte një gol në minutat e fundit të pjeës së parë, pastaj i dyti me një pozicion të dyshimtë. Lojtarët mund të kalojnë në një ngërç psikologjik, por kjo do të kalohet me vlerat që ka ky ekip.

Dyluftimet mund t’i fitojnë sulmuesit por varet sa rezultativ është për skuadrën. Nëse e marrim në tërësi fazën e sulmuesit të Laçit, ai luajti 70% të kohës në zonën e vet. Ky është futbolli” – Tha ai.

(J.S/)

AlbaniaWeb.net