Kërcënimet ndaj prokurorëve/ ‘Skaner’ mjetit, ja momenti kur prokurori i çështjes së Laert Haxhisë hyn në ambientet e SPAK
Teksa policia mori në mbrojtje dy prokurore, Merita Selimi dhe Doloreza Musabelli, pas rrëfimit të të penduarit të drejtësisë, Artan Tafani, anëtar i grupit të Laert Haxhisë, duket se SPAK ka shtuar kontrollet e sigurisë.
Pamjet e siguruara për nga gazetarja Klodiana Lala, shihet momenti kur automjeti i drejtuesit të Prokurorisë së Elbasanit, Kreshnik Ajazi futet në ambientet e Prokurorisë së Posaçme, ndërsa oficerët e sigurisë kontrollojnë mjetin.
Kujtojmë se Ajzai është prokuror i çështjes së Laert Haxhiu, ku në kuadër të megaoperacionit ‘Kurrë nuk harrojmë’ lëshuan 15 urdhër-arreste.
()