Operacioni “Tempulli”/ Në kërkim për drogë, arrestohet 36-vjeçarja në Durrës
DURRËS
Vihet në pranga një 36-vjeçare e shpallur në kërkim në kuadër të megaoperacionit të koduar “Tempulli”.
Si rezultat i veprimeve intensive hetimore dhe procedurale, të kryera në vijim të megaoperacionit policor mbarëkombëtar të koduar “Tempulli”, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, të mbështetur nga informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, për vendndodhjen e një shtetaseje të shpallur në kërkim në kuadër të këtij megaoperacioni, kapën dhe ndaluan shtetasen F. S., 36 vjeçe, banuese në Durrës.
36-vjeçarja ishte shpallur në kërkim pasi gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës i ka masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të shpallur në kërkim në kuadër të megaoperacionit “Tempulli”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.