Këngëtari i njohur bëhet baba për herë të dytë dhe ndan me ndjekësit mesazh e veçantë për vajzat
I shoqëruar nga qenushi i tij teksa bënin ecjen e mëngjesit pranë Liqenit Artificial, Renis Gjoka iu bashkua programit “Aldo Morning Show” në Tv Klan për një intervistë rreth të rejave më të fundit prej tij. Nga jeta personale, e reja më e fundit është ardhja në jetë e vajzës së tij.
Aldo: U bëre me dy goca. Aura dhe… vajza e vogël, si ia vutë emrin?
Renis Gjoka: Heidi.
Aldo: T’i kesh me jetë dhe me shëndet! Si do ta përshkruash veten si baba?
Renis Gjoka: Faleminderit! Të them të drejtën, i mirë jam. Mirë, shumë bukur.
Aldo: Pra, është e vërtetë ajo që thoni s’ndryshojmë?
Renis Gjoka: Jo, unë s’kam ndryshuar.
Aldo: Në fakt, bërja baba të ndryshon, sikur të rrumbullakos paksa?
Renis Gjoka: Jo, kemi filluar të dobësohemi madje, jemi në aktivitet.
Aldo: Cila është një prej këshillave të tua që do ti japësh gocave kur të rriten?
Renis Gjoka: Mendoj që një nga armët e forta që mund të ketë një njeri dhe të jetë i pastër me ndërgjegjen e vet është të thotë gjithmonë të vërtetën dhe atë që mendon, t’i shmangë gënjeshtrat, qoftë edhe të vogla, të jetë gjithmonë i drejtpërdrejtë sepse siç thotë gjithmonë ajo shprehja që thuaj gjithmonë të vërtetën, s’do kesh nevojë të mbash mend se çfarë ke thënë.