“Po prisni urdhra për të vendosur për kreun e grupit”, Sula akuza Nikollës: Doni të zhdukni opozitën, mos u ngopshi! Nikolla: Kur jeni kaq të zotë zgjidheni vetë
Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula tha sot në parlament se kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla nuk jep vendimin për kreun e grupit të PD-së pasi pret urdhra nga kryeministri Edi Rama.
Sula madje e akuzoi maxhorancën se do të zhdukë opozitën. Nga ana tjetër Nikolla tha se kur janë aq të zotë ta gjejnë vetë zgjidhjen.
Sula: e thjesht formale aty, the ia dërgove kërkesën këshilltarëve, ka një muaj dhe akoma nuk keni marrë përgjigje. Nuk keni marrë akoma urdhrin se çfarë duhet të bëni. Jemi republikë kryeministrore. Nuk bëni asnjë hap pa marrë urdhër nga Kryeministri. Nuk ka më çfarë diskutohet. Ju çfarë nuk bëni dhe prapë fitoni. Fituat Kukësin. Doni që edhe këtë opozitë që ka ngelur ta zhdukni. Bëni zgjedhje në 2025 si paraardhësit tuaj që ndjenjën 45 vjet. Kurrë mos u ngopshi.
Nikolla: Kur jeni kaq të zotë zgjidheni vetë çështjen.