Fri, Nov 29, 2024

Mos ndoshta Flori dhe Elvana po komunikojnë në këtë mënyrë me njëri tjetrin?

  • PublishedOctober 7, 2023

E dimë që sapo përmenden emrat e të dyve, kurioziteti i të gjithëve thyhen kufijtë. Po flasim për dy ndër artistët më të dashur, më të komentuar e më hermetik sa i takon jetës së tyre private.

Elvana Gjata dhe Flori Mumajesi, krahas hiteve që na kanë dhuruar ndër vite, gjithmonë kanë qenë në qendër të vëmendjes edhe për dicka tjetër… historisë së tyre (të dashurisë ose jo, nuk do e dimë kurr :p). Prej disa vitesh ata kanë shkëputur cdo kontakt me njëri tjetrin, duke mos qenë as bashkëpuntorë e as miq…

Por me postimet e tyre të fundit në Instagram, u duk se dy artistët po komunikonin me njëri-tjetrin “me kode”. Ishte Flori ai i cili në mesnatë, duket se kishte hapur arkivat dhe publikoi një këngë të 7 viteve më parë. Bëhet fjalë për bashkëpunimin e tij me reperin 2po2, të titulluar “Gone Girl”. Një këngë e shkruar nga ata vetë, në të cilën rrëfehet një histori e mbyllur dashurie dhe dhimbjen që ajo ka lënë pas.

Dhe vetëm 2 orë më pas, ishte rradha e Elvanës për të hapur arkivat. Teksa postoi një selfie në Instagram, ajo e shoqëroi me një ndër hitet e saj të para 8 viteve. Artistja kishte zgjedhur këngën “Afër dhe larg” dhe gjejeni firmën e kujt mban teksti i saj? Pikërisht Flori Mumajesit. Kënga në fjalë flet po ashtu për një histori të mbyllur dashurie por këtë herë të parë nga këndvështrimi i vajzës.

Nuk e dimë me siguri nëse kjo është mënyra që Flori dhe Elvana kanë zgjedhur për t’i dërguar mesazhe njëri tjetrit, apo e gjtha është një rastësi e këndshme (e cila vështirë të ndodhi në mënyrë kaq perfekte).

Gjithsesi, ne le të shijojmë edhe një herë pas kaq vitesh dy super këngë.