Sulmi me raketa në Izrael, reagon ministri Balla: Shqipëria dënon aktin dhe mban qëndrim të fortë kundër terrorizmit
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla i ka shprehur solidaritetin ambasadores së Izraelit në Tiranë, Galit Peleg.
Ai shprehet se Shqipëria dënoi ashpër këto sulme terroriste dhe mban një qëndrim të fortë kundër terrorizmit.
“Sapo i shpreha Ambasadores së Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, solidaritetin tonë me popullin e Izraelit ndërsa vijojnë sulmet terroriste të Hamasit kundër Izraelit. Shqipëria përmes Kryeministrit Edi Rama i Mendimet dhe lutjet tona sot janë për viktimat e këtij sulmi të pabesë, familjet e tyre dhe gjithë Izraelin.”, shprehet ministri Balla.
()