Fri, Nov 29, 2024

Forumi “Deserbizimi i diskursit publik shqiptar e aleatët”, Mehmeti: Serbia donte të krijonte dy popuj nga shqiptarët. Nuk ka tokë të askujt, absurde!

  • PublishedOctober 9, 2023

A jemi fokusuar te marrëdhënia jonë me Serbinë, për shkak se është Kosova në këtë proces, apo kemi rënë në kurthin e një debati që ka të bëjë vetëm me Beogradin duke anashkaluar kryeqytetet e tjera përreth?

Mbi këtë premisë, u mbajt sot në Tiranë forumi “Deserbizimi i diskursit publik shqiptar- cilët janë aleatët natyralë të shqiptarëve në Ballkan”.

Shkrimtari Kim Mehmeti foli për mendësi.
“Është serbizim i mendësisë sonë kur arrijmë të mendojmë se çdo gjë e jona ka të bëjë me serbët. Arriti ta imponojë Serbia këtë mendësi te maqedonasit e shqiptarët. Ajo kishte një punëtori që prodhonte popuj e gjuhë. Ajo donte të prodhonte dy popuj edhe nga shqiptarët, shiptari dhe albanski”.

Sipas tij, ne kemi harruar miqësitë me Kroacinë e Bukureshtin ku dikur kishte shoqata shqiptare dhe sillemi sikur pothuaj kemi nevojë t’i pëlqejmë Beogradit edhe në raport me tensionet e fundit.

“Kryeministri i Shqipërisë nuk guxon të komentojë as presidentin e Serbisë. Nuk guxon të thotë kush e bëri në veri atë që ndodhi, kur të gjithë e dinë. Dhe sillet si me qenë presidenti i Indonezisë. Kujdeset që të mos jetë i njëanshëm që është absurde. Ai nuk guxon të mos jetë i njëanshëm kur është në pyetje Kosova. Si qenka toka e askujt, është tokë e dikujt, nuk ka tokë të askujt”, tha Mehmeti.

Forumi u mbajt nga Instituti Medius në Bashkëpunim me Qëndresën Qytetare.

AlbaniaWeb.net