Mjekët e rinj kundërshtojnë ligjin për punën e detyruar, vijon bojkoti i mësimit në UMT
Studentët e Universitetit të Mjekësisë kanë nisur ditën e sotme protestën e paralajmëruar nga ta prej disa ditësh.
Ata njëzëri janë mbledhur para ambienteve të universitetit, ku në shenjë proteste për ligjin e ri të miratuar për punën e detyruar që duhet të bëjnë brenda vendit, ata kanë bojkotuar sërish mësimin.
Ligji i ri i detyron mjekët e sapo diplomuar të japin shërbimin e tyre në Shqipëri për një periudhë 5-vjeçare, para se ata të marrin diplomën për përfundimin e studimeve të tyre.
Studentët e kanë refuzuar kategorikisht këtë ligj, duke e konsideruar atë si të padrejtë, ndërsa çështja ka kaluar edhe në Gjykatën Kushtetuese.