Fri, Nov 29, 2024

Sulmi i Palestinës ndaj Izraelit, Lubonja: Duhet parë në disa nivele, çfarë ndryshoi në agresionin e kësaj herë

  • PublishedOctober 9, 2023

Analisti Fatos Lubonja ka komentuar sulmet e rënda të ndodhur prej ditës së shtunë në Izrael, të kryera nga Palestina.

Lubonja u shpreh në Neës24, në një lidhje ‘Skype’ me rubrikën ‘Opinion’, se ky konflikt i hershëm, aktualisht duhet parë në disa nivele. Sipas tij niveli i parë është niveli i një sulmi që i përngjan atij terrorist, ndërsa i dyti lidhet me burimin e këtij konflikti.

“Kur e mendon sesa njerëz janë vrarë, kjo është një gjë tjetër. Mbetet në nivelin e terrorizmit. Një nivel i dytë ku mund ta shohim, është si buron ky konflikt? Ndryshimi kryesor është që Izraeli ka prej kohësh në krye Netanyahu, forcë e djathtë, që politikat i bazojnë mbi forcën, dhe jo ato që ka pasur krahu i majtë”, u shpreh ai.

Ndërkohë pyetjes se a ka dështuar inteligjenca izraelite, Lubonja tha: Kështu thonë ata që e kanë mitizuar inteligjencën e Izraelit, por ndoshta dhe një qetësi ka ulur vigjilencën. Problemi është që raportet njerëzore, që aty kanë dështuar.

Sakaq, ai u shpreh se kjo luftë që tani ka hequr vëmendjen edhe nga sulmi në Veri të Kosovës, por edhe nga lufta në Ukrainë.

“Ne na prek sepse, sa i përket çështjes së Kosovës me Serbinë, sepse largon vëmendje. Por nëse faktorët ndërkombëtarë e shikojnë këtë si një konflikt ku janë këto vende, që këto probleme duhen zgjidhur… por për momentin duket sikur është tërhequr vëmendja, aq sa ka larguar vëmendjen edhe nga lufta në Ukrainë”, deklaroi Lubonja.

Reagimin e Ramës për sulmin ndaj Izraelit dhe solidarizimin me këtë shtet, Lubonja tha se kreu i qeverisë priret që të tregojë mbështetje për shtetet e fuqishme.

“Rama më shumë i jep solidaritet atyre që e mbështesin në pushtet, me perëndimin, me më të fortët, sesa me më të dobëtit”, pohoi ai.

AlbaniaWeb.net