Thu, Dec 5, 2024

Sulmuesi i Çekisë nuk frikësohet: “Air Albania” plot? Një motivim ekstra për ne. Mezi pres të shikoj atmosferën

  • PublishedOctober 9, 2023

Te Çekia po presin me padurim ndeshjen e 12 tetorit me Shqipërinë, takim ky me peshë të madhe për rrugëtimin drejt Euro 2024. Çekët, nuk duken aspak të trembur, madje në një intervistë të dhënë së fundmi nga sulmuesi Mojmir Chytil, 24-vjeçari që aktivizohet te Slavia e Pragës deklaroi se stadiumi plot i “Air Albania” do jetë një motivim shtesë për ta.

Ndeshja –“Çdo ndeshje vlen tre pikë. Gjithashtu, na duhet të fitojmë në shtëpi ndaj Ishujve Faroe. Duhet të përgatitemi mirë për takimet në vijim.”

E prisni me padurim atmosferën e stuhishme të stadiumit të shitur në Tiranë?
“Ne po flisnim këtu me Čvančin. Ne ramë dakord se është më mirë të luash përpara një stadiumi të mbushur plot sesa në një stadium me vende bosh. Ne mezi presim të shikojmë atmosferën, nëse do të jetë brenda kufinjve normale apo do jetë si ndeshja me Poloninë që patën kuqezinjtë.

Ne i kemi parë në video më parë, i njohim disa nga lojtarët, ata kanë lojtarë të mirë. Ata e treguan forcën në Pragë, ne duhet të mësojmë prej atij takimi dhe të përgatitemi sa më mirë për të enjten” – tha ai.

(J.S/)

AlbaniaWeb.net