U shfaq me balerinën në krah, Maestro debaton me ndjekësen
Ish-banori i spektaklit televiziv “BBV2”, Armaldo Kllogjeri, i njohur si Maestro, ishte një ndër të ftuarit VIP që u shfaq në tapetin e kuq të premierës së filmit “Në kuadër të dashurisë”.
Në krah të tij nuk ishte bashkëshortja, por balerina me të cilën kërcen në konkursin “ Dancing With the Stars”.
Këtë ndjekësit nuk e kanë kaluar pa e komentuar në profilin e tij në rrjetin social “Instagram”.
“Po Aidën ku e kishte ky? Të gjithë me gratë ky me balerinën”, ishte njëri nga komentet që ka tërhequr vëmendjen e Armaldos, i cili i ka kthyer edhe përgjigje.
“Aida jep llogari zemër. Se gratë shqiptare bëjnë revolucion që të jenë të pavarura, pastaj fillojnë kërkojnë llogari njerëzve të tjerë për zgjedhjet e tyre. Hapeni mendjen se ndihmoni edhe shoqërinë me këtë rast”, ishte përgjigjja e Armaldos.