Shakohoxha i drejtëpërdrejtë: Vetëm De Biasi dhe Sylvinho kanë kontribuar te Shqipëria, Reja flinte në 9-10
Shqipëria ka ndërruar shumë trajnerë gjatë gjithë këtyre viteve, me shumciën prej tyre që nuk kanë patur sukses. I ftuar në Neës 24 në “Open”, gazetari sportiv Dritan Shakohoxha u shpreh se vetëm De Biasi dhe Sylvinho kanë dhënë kontribut të rëndësishëm.
“Ky ekip kishte nevojë për zjarr. Pse jo me Rejan? Se Reja flinte gjumë, në 9 ose 10 flinte. Ai erdhi për të dalë ne pension. Dosena iku nga ne dhe nuk u bë më trajner. Brigeli ka harruar që ka qenë trajner. Barici iku e u zhduk, nuk u bë më kurrë. Këta janë që ka marrë Shqipëria në këto vite, kemi pasur ekip të mirë, por merrnim këta. Kuzhe ishte gjithashtu që iku nga Shqipëria, ishte njeri i mirë të paktën.
I vetmi është De Biazi dhe Silvinjo, të tjerët janë të gjithë dështim, të gjithë. Pse? Se janë të paaftë ata që i zgjedhin. Pse, të 15 trajnerët qëllove pa fat? Bariç i mirë? Ishte në pension, nuk e dinte çfarë ndodhte këtu, e kishte lënë futbollin, ishte në shtëpi:”, tha Shakohoxha.
(J.S/)