Fri, Nov 29, 2024

‘Veriu, tokë e askujt’/ “Sikur u shpërnda nga dora e djallit”, Rama: Lapsus që u keqpërdor nga sazexhinjtë!

  • PublishedOctober 12, 2023

Kryeministri Edi Rama ka sqaruar dhe një herë deklaratën e tij për veriun e Kosovës, ku sqaroi shprehjen ‘No-man’s land’- ‘tokë e askujt’, që sipas tij ishte një lapsus i nxjerrë nga konteksti.
Rama u ndal edhe tek lapsusi i Financial Times, për të cilën tha se u keqshfrytëzua qëllimisht nga persona të caktuar në Prishtinë dhe Tiranë.

“Kosova nuk ka forca të mjaftueshme për të vijuar kontrollet. Këto janë pyetje retorike, nuk kam shpresë se këto do të ma lehtësojnë akuzën. Ku një lapsus i Financial Times, sikur e kishte shtyrë djalli, kishte harruar fjalën veri para fjalës Kosovën, që u korrigjua menjëherë bashkë me ndjesën e gazetarin.

‘No-man’s land’- ‘tokë e askujt’- ashtu e cilësoj veriun e Kosovës, pasi nuk ka asnjë mundësi të parashikohet se çfarë mund të ndodhë nesër. U nxor nga konteksti nga sazexhinjtë në Prishtinë dhe Shqipëri.”, tha Rama.

()

AlbaniaWeb.net