Sat, Nov 30, 2024

Djegia e pallatit 10-katësh në Tiranë, Instituti i Ndërtimit: I pabanueshëm, janë dëmtuar kolonat

  • PublishedOctober 13, 2023

Instituti i Ndërtimit ka publikuar ekspertizën e bërë në pallatin 10-katësh që u dogj në zonën e ish-parkut në Tiranë.

Sipas ekspertizës, zjarri ka shkaktuar dëmtime edhe në kolona dhe jo vetëm ne fasadë, duke bërë që pallati të jetë i pabanueshëm dhe i rrezikshëm për jetën e banorëve dhe për këtë duhet ti nënshtrohet restaurimit.

“Struktura e objektit në gjendjen ekzistuese, pas ekspozimit ndaj zjarrit, nuk i plotëson kushtet e sigurisë dhe qëndrueshmërisë për ngarkesat maksimale statike apo dinamike të parashikuara. Dëmtimet janë lokale, por mund të influencojnë të gjithë ndërtesën në saje te fenomenit “domino”.

Struktura duhet t’i nënshtrohet restaurimit dhe përforcimit të elementeve strukturore trarë, soleta apo edhe kolona, vetëm në zonën e dëmtuar duke u bazuar ne një projekt përforcimi strukturor mjaft të detajuar për objektin përkatës, mbështetur në dëmtimet e zjarrit te Date 14.09.2023.

Deri ne momentin e restaurimit ndërtesa konsiderohet me rrezikshmëri për jetën e njerëzve dhe e pa përdorshme”, thuhet në ekspertizë.