Tue, Nov 26, 2024

Agresioni në veri, Scholz nga Tirana: Dënojmë sulmin, Serbia të bashkëpunojë për hetimet

  • PublishedOctober 16, 2023

Kancelari gjerman Olaf Scholz gjatë konferencës së përbashkët me kryeminstrin Edi Rama dhe presidenten e KE-së, Ursula Von der Leyen ka dënuar sulmin në veri të Kosovës dhe vrasjen e policit Afrim Bunjaku.

I pyetur nga gazetarët kancelari gjerman u shpreh duhet të bëhet një hetim i plotë nga autoritet në Kosovë të cilat duhet të bashkëpunojnë me ato serbe për të zbardhur ngjarjen.

“Ta dënojmë sulmin ndaj policisë në veri të Kosovës. Kjo është diçka që ne nuk do ta pranojmë në asnjë mënyrë.

Gjermania është shumë e qartë në lidhje me këtë qëndrim. Por duhet të ketë një hetim të plotë që duhet të bëhet nga autoritete e Kosovës dhe është e rëndësishme që autoritete serbe të bashkëpunojnë në këtë drejtim.

E kuptojmë shumë mirë situatën në Ballkanin Perëndimor dhe e dimë shumë mirë që do të ruhet duke parë drejt së ardhmes dhe jo së kaluarës. Duhet të zgjidhen të gjitha problemet para se të jemi pjesë e BE-së.

S’mund të integroheni në BE duke marrë me vete problemet që keni këtu. Vlerësojmë reformat që janë marrë dhe aspekte të tjera, por kjo është përgjigja ime në lidhje me situatën në Kosovë me Serbinë.

 Në lidhje me integrimin për ne janë të rëndësishme marrëveshjet e sotme që u nënshkruan mes vendeve. Duhet të zgjidhim një herë e mirë konfliktin mes Kosovës dhe Serbisë,”  tha Scholz.

AlbaniaWeb.net