Grabitja dhe përleshja me armë në Lezhë, reagon policia: Janë shoqëruar 8 persona
Autorët e dyshuar sapo kanë konstatuar pronarin e banesës janë larguar menjëherë nga banesa, pa marrë asnjë send a vlerë monetare. Gjithashtu mësohet se ndaj të moshuarit nuk kanë ushtruar dhunë fizike.
“Krisi arma, po dridhesha në dritare…”! Si ndodhi përleshja me plumba në mes të natës?
79-vjeçari pas largimit të autorëve nga banesa e tij ka qëlluar me armë gjahu çifte në ajër për të njoftuar komshinjtë.
Grupi hetimor vijon veprimet hetimore dhe procedurale, duke administruar çdo provë e dëshmi si dhe janë shoqëruar disa persona me qëllim zbardhjen e ngjarjes dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve.