Inate të vjetra? Albi Nako tregon të vërtetën e ‘armiqësisë’ mes Ilir Shaqirit dhe Tokes
Prej ditësh është rindezur një nga debatet më të forta të Ilir Shaqirit në BBV. Bëhet fjalë për konfliktin me balerinin Elton Merja, i njohur si Tokja.
Ky i fundit kërcen në DWTS krah Ina Kollçat, ku në juri i gjykon pikërisht Ilir Shaqiri.
Që në natën e parë, por më shumë në të dytën, sherri mes të dyve është rikthyer, duke mos pyetur për spektaklin.
Së fundmi, Albi Nako në një intervistë televizive, ka treguar të vërtetën rreth këtij raporti.
“Aty është një gjë e mbartur. Unë do thoja që në një proces gjyqësor të pulës, nuk mund të jetë anëtar juri dhelpra. Dhelpra është Iliri dhe pula është Tokja”.