Liderët e Ballkanit Perëndimor nënshkruajnë njohjen e kualifikimeve profesionale
Në kuadër të samitit të Procesit të Berlinit u firmos marrëveshja ndërmjet liderëve të Ballkanin Perëndimor për njohjen e kualifikimeve profesionale të infermierëve, veterinerëve, farmacistëve dhe mamive në kontekstin e marrëveshjes së tregtisë së lirë të Evropës Qendrore, (CEFTA).
Vitin e kaluar u njohën kualifikimet e mjekëve, stomatologëve dhe arkitektëve.