Fri, Nov 22, 2024

Çfarë mund të ndodhë me lëkurën tuaj nëse konsumoni arra çdo ditë?

  • PublishedOctober 17, 2023

Konsumimi i vetëm gjysmë filxhani arra në ditë mund të ulë nivelet e kolesterolit dhe të sjellë shumë përfitime për shëndetin tuaj.

Arrat janë të mbushura me vitamina dhe lëndë ushqyese thelbësore, gjë që i jep shkëlqim natyror lëkurës suaj, shkruan “Bright Side”. Ja avantazhet që do të keni nëse hani arra çdo ditë:

Mund të parandalojnë plakjen e parakohshme

Arrat janë të pasura me antioksidantë që mbrojnë lëkurën nga dëmtimi, siç është ekspozimi në diell. Konsumimi i disa arrave në ditë mund të shmangë rrudhat në fytyrë dhe ta bëjë lëkurën të duket më e freskët dhe e shndritshme. Arrat janë gjithashtu të pasura me vitaminë B, e cila mund të zvogëlojë pigmentimin e lëkurës dhe të ndihmojë trupin të prodhojë qeliza të reja të lëkurës që janë të shëndetshme.

E mbajnë lëkurën të hidratuar

Arrat ofrojnë yndyrna të shëndetshme omega-3 që ndihmon në balancimin e prodhimit të vajit, largimin e toksinave dhe bllokimin e lagështisë që i duhet lëkurës tuaj për të qëndruar e lëmuar dhe pa rrudha.

Mund të zvogëlojë rrathët e errët poshtë syve

Kur zgjoheni me rrathë të zinj poshtë syve, zakonisht merrni disa kuba akulli për të shpëtuar prej tyre. Arrat kanë vitaminë E, e cila zvogëlon rrathët e zinj postë syve.

Janë të mira për skalpin e kokës

Antioksidantët dhe acidet yndyrore të shëndetshme që gjenden në arra mund të ndihmojnë në stimulimin e folikulave të flokëve, duke i bërë ata më të shkëlqyeshëm dhe voluminoz. Ngrënia e arrave gjithashtu mund ta bëjë lëkurën më të shëndetshme, gjë që do të mbajë larg zbokthin dhe ndjesinë e kruajtjes./Burimi: Panorama