Deklarata e Macron, Vuçiç: E falënderoi, po tregon miqësinë me Serbinë
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka reaguar në lidhje me deklaratën e presidentit të Francës, Emanuel Macron nga Tirana për pezullimin e liberalizimit të vizave për Kosovën.
Në reagimin e tij Vuçiç falënderoi Macron duke u shprehur se au po tregon miqësinë me Serbinë.
“Nuk dua të komentoj. Është vendim i një prej vendeve më të mëdha evropiane. Faleminderit Macron për shumë gjëra të tjera, për miqësinë që tregon ndaj Serbisë.
Lidhur me vërejtjen, ai tha se duhet ta dënojmë dhunën në Banjskë, këtë e kemi bërë në të njëjtën ditë disa herë, madje ia kam thënë vetë presidentit në takimin në Granada”, tha Vuçiç.
Deklaratat e Vuçiç u bënë gjatë një vizite të tij në Pekin, ku mes të tjerash takoi edhe presidentin e Rusisë, Vladimir Putin.