LIVE-Macron në Tiranë, Rama: Shpresëplotë, do të udhëheqë procesin drejt BE-së
Franca dhe Shqipëria firmosën disa marrëveshje në Kryeministri. Më pas fjalën e mori Edi Rama duke falënderuar Presidentin francez për vizitën në Tiranë. Ai u shpreh besimplotë se Macron do të çojë përpara integrimin e vendeve të Ballkanit në BE. Kreu i qeverisë foli për tejkalimin e ankthit dhe pasigurisë së BE-së për t’u zgjeruar.
“Kjo është një vizitë angazhimi për të thelluar më tej një marrëdhënie mes Francës dhe Shqipërisë që po të shikojmë të gjitha të dhënat kanë njohur një zhvillim të papritur dhe shumëpritur si rezultat i një riangazhimi të Francës në rajon përmes angazhimit të Presidentit në kërkim të një marrëdhënie shumë më konkrete dhe produktive për BE-në dhe për BE-në.
Ankthi dhe pasiguria vijnë si rezultat i vështirësisë së brendshme të BE-së për t’u zgjedhur në kushtet kur autokracitë po marrin gjithmonë e shumë avantazh krahasuar me demokracitë. Jam shumë i lumtur që në fjalën e mbrëmshme Presidenti e tha shumë qartë që zgjerimi i BE-së nuk duhet të pengojë ribashkimin e Europës.
Për këtë unë jam shumë shpresë plotë që Presidenti do të udhëheqë një proces për të ndërtuar dy binarë të një treni ku nga njëra anë cdo vend do të bëjë detyrat e shtëpisë dhe BE do të vazhdojë përpjekjet për t’u reformuar dhe marrëdhëniet e BE-së me cdo vend do të jenë me të thelluara” tha ai.