Sadushi zgjidhet kryetar i Gjykatës së Lartë
Sokol Sadushi zgjidhet kryetar i Gjykatës së Lartë.
Mbledhja e përgjithshme e gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë zhvilloi më datë sot procedurën për zgjedhjen e Kryetarit të kësaj gjykate. Në këtë mbledhje ishte i pranishëm edhe Zëvendëskryetari i Këshillit të Lartë Gjyqësor.
Mbledhja e përgjithshme vijoi me kryerjen e procedurës së votimit. Në përfundim, rezultoi i zgjedhur me 17 vota pro dhe 1 votë kundër, Sokol Sadushi, si kryetar i Gjykatës së Lartë.