Sat, Nov 23, 2024

3 makina kokë më kokë, si ndodhi aksidenti që u mori jetën dy personave

  • PublishedOctober 18, 2023

Pasditen e sotme rreth orës 17:45 është regjistruar një aksident i rëndë në tunelin e Kalimashit.

Sipas njoftimit të policisë në aksident janë përfshirë 3 makina.

Në makinën tip “Benz” ndodhej drejtuesi me inicialet A. B. dhe në automjeti tip “Ford”, ku udhëtonin dy persona me inicialet S. O., N. O., dhe I. L. nga Kosovë.

Gjithashtu në këtë aksident është përfshirë edhe një autoboti me drejtues shqiptarin nga Kosova me inicialet Sh. S., banues në Kosovë.

Nga aksidenti kanë humbur jetën dy shtetas, ndërsa 3 shtetasit e tjerët po marrin mjekim dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

FOTO nga vendi i ngjarjes

AlbaniaWeb.net