Lidhje me organizatën terroriste? Politikania franceze: Benzemasë t’i hiqet “Topi i Artë”
Ministri i brendshëm francez, Gerald Darmanin ka akuzuar hapur sulmuesin francez Karim Benzema se ka lidhje me organizatën terroriste myslimane, “Vëllazëria Myslimane”.
Në lidhje me këto akuza ka reaguar edhe senatorja franceze, Valeri Bojer e cila ka marrë një nismë ku kërkon Benzemasë t’i hiqet trofeu i “Topit të Artë” si dhe shtetësia franceze.
Në një peticion të nënshkruar dhe dërguar qeverisë së Francës, të cilën ajo e ka shpërndarë në faqen e saj në “Instagram”, Bojer deklaroi:
“Ne nuk mund të pranojmë që një francez, i njohur ndërkombëtarisht, mund të çnderojë dhe madje të tradhtojë vendin tonë në këtë mënyrë”.
Benzema bëri publike mbështetjen e tij për popullin e Gazës në një postim në platformën “X”.