Nuk ndalen reshjet, ja zonat më të prekura në vend/ Moti
Për sot moti parashikohet te jetë me kthjellime dhe vranësira në orët e mesditës. Përgjatë relieveve malore vranësirat do të pasohen nga reshej lokale shiu.
Era do të jetë nga nga veriperëndimi me shpejtësi deri në 10m/sek, e duke filluar nga dita e enjte era kthen nga kuadrati i jugut me shpejtësi deri ne 15m/sek, kryesisht ditën e premte.
Për sa i përket temperaturave ditën e mërkurë pritet të kemi përsëri rritje të tyre më e ndjeshme në vlerat e mesditës.
Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 13 / 20 °C
në vendet e ulëta: 12 / 21 °C
në vendet malore: 6 / 16 °C