Pse ia dhe Lekët gruas së Tahirit? SPAK i “qepet” biznesmenit të njohur në Tiranë
Prokuroria e Posaçme thirri sot për herë të dytë për të marrë në pyetje biznesmenin e njohur Julian Morina.
Ai është pyetur lidhur me disa transaksione bankare me vlerë mbi 100 mijë euro gjatë vitit 2016-2017 tek llogaria e Fatlinda Tahirit, bashkëshortja e ish-ministrit të Brendshëm të asaj kohe, Saimir Tahiri.
Hetimet po bëhen në kuadër të procesit që është hapur për të verifikuar pasurinë e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.