Lufta për vulën e PD-së! Gjykata vendos sot për kërkesat e Bashës
Sot Gjykata e Tiranës do të shqyrtojë kërkesën e Lulzim Bashës për të regjistruar ndryshimet statutore të kuvendit kombëtar që thirri në 2 shtator.
Në gjykatë për t’u dëgjuar është thirrur edhe grupi i “Rithemelimit” që drejtohet nga Sali Berisha, që ka kërkuar pezullimin me argumentin se nuk mund të ketë regjistrime shtesë, pa u zgjidhur çështja në themel se kujt i përket vula, çështje që ndodhet në Gjykatën e Lartë.
Gjykata e Apelit vendosi që të rrëzonte shkallën e parë që i dha vulën Sali Berishës duke kërkuar rigjykimin e çështjes. Kundër këtij vendimi të Apelit, Rithemelimi i Berishës iu drejtua Gjykatës së Lartë.
Dosja ende nuk është shqyrtuar. Ndërkohë Basha pas rikthimit në krye të PD-së së vulës kërkon regjistrimin e ndryshimeve statutore.