Opozita bllokoi Kuvendin/ Bardhi: Beqja në hetim nga SPAK-u, Rama e çoi para Macronit
Opozita e drejtuar nga Sali Berisha e bllokoi sot seancën plenare me argumentin se nuk po lejon që të ushtrojë të drejtën e saj për kontroll parlamentar përmes komisioneve hetimore. Karriget e ministrave dhe kryetares së Kuvendit u bllokuan.
Përballë kësaj situate, Ermonela Felaj e mbylli seancën duke paralajmëruar masa për deputetët e PD-së që bllokuan punimet. Jashtë sallës së parlamentit, kryetari i grupit të PD-së, Gazment Bardhi u shpreh se vendimet ekstreme u morën për shkak se shumica socialiste u mohoi të drejtat Kushtetuese.
“Janë rrëzuar tre kërkesa për ngritjen e komisioneve hetimore pa dhënë asnjë shpjegim. Sot u nxitëm të mos lejonim zhvillimin e seancës plenare. Na ka mbyllur çdo rrugë institucionale për të vepruar. Kur t’i i mbyll çdo rrugë institucionale opozitës nuk mund të ketë seancë normale” tha ai.
Theksoi se PS ka frikë nga komisionet hetimore parlamentare dhe po kërkon që të mbrojë Ilir Beqjan, që po hetohet për sterilizimin. “Një subjekt i SPAK-ut që shkon në takim me presidentin francez, mu kujtua Saimir Tahiri kur shkoi me takuar Presidentin Obama” tha ai, referuar faktit që Beqja ishte një nga zyrtarët shqiptarë që firmosi marrëveshjet me qeverinë franceze.
Gjykata kërkon “kokën” e tij! Beqja i “Sterilizimit” firmos i qetë në sytë e Macronit