Premiera në Prishtinë, Luizi kërkon një nder për nënën Fetije: Lere të futet se s’ka biletë, aman!
Luiz Ejlli mbetet një nga personazhet më të ndjekur për momentet. Pas fitores së “Big Brother VIP2”, ai mori vëmendje të jashtëzakonshme, teksa rrjetet e tij sociale numërojnë me qindra mijëra ndjekës.
Disa ditë më parë ai pati premierën e filmit të tij “Në kuadër të dashurisë”, ku rolin tjetër kryesor e ka ish-banorja e “BBVIP2”, Olta Gixhari.
Së bashku me aktorët e tjerë, ky film është duke u shfaqur në disa qytete, ku dje e kishte radhën Prishtina.
Por ajo që i ka bërë përshtypje është pikërisht veprimi i Luizit. Ai ka pikasur një fanse pa biletë dhe i ka kërkuar shoqëruesve që ta futin brenda.
“Ska biletë. Fute nanën Fetije se s’ka biletë. Ajo që është e fundit, të futet brenda se s’ka biletë. Aman” shprehet ai.
@aboutheartless cka ka tash ky? #muzikeshqip #fyppppppppppppppppppppppp #aboutsilentlover #luizejlli