Donin Lekë dhe viç të therur! SPAK çon në gjyq biznesmenin, shefin dhe dy policë
SPAK ka mbyllur hetimet dhe ka çuar në gjyq pesë persona, një biznesmen, sekserin, një shef klubi futbolli dhe dy policë për korrupsion. Lirian Taragjini dhe Zenel Taragjini në bashkëpunim me njeri tjetrin, kane arritur të japin përfitim të parregullt si dhe të ushtrojnë ndikim të paligjshëm tek i pandehuri Çelnik Toska (me detyrë oficer i policisë gjyqësore pranë Komisariatit të Policisë Gramsh) dhe tek i pandehuri Lulzim Hasa (me detyrë Punonjës i Bashkisë Gramsh).
Ata i dhënë shumat 50.000 dhe 150.000 lekë të reja (si dhe përfitime të tjera mes tyre një viç të therur) për të realizuar nxjerrjen e automjetit të sekuestruar, një kamion me dru.
Kurse i pandehuri Sefer Shuka në funksionin e Oficer i Policisë Gjyqësore pranë Drejtorisë Vendore Elbasan ka konsumuar veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal pasi nuk ka marrë kallëzimin si dhe nuk ka referuar faktin penal të denoncuar nga Lirian Taragjini. Arrestimet u kryen në 25 Maj.
- Çelnik Toska-me detyrë oficer i policisë gjyqësore pranë Komisariatit të Policisë Gramsh.
- Lulzim Hasa me detyrë shef i Klubit Sportiv të Bashkisë Gramsh.
- Sefer Shuka me detyrë oficer i policisë gjyqësore pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan.
- Lirian Taragjini, (i vetëpunësuar) akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë.
- Zenel Taragjini i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”.