I vdekur dhe bllokuar brenda makinës! Kush është shqiptari që iu gjet çanta me Euro?
Një shqiptar humbi jetën dje në Modena, Itali. Sipas mediave italiane, viktima është Saimir Gjoka 38 vjeç. Ngjarja ndodhi rreth orës 22:00 të mbrëmjes së djeshme në rrethana ende të paqarta. Në aksident u përfshinë 2 makina.
Nga përplasja, 38-vjeçari gjeti vdekjen në vendin e ngjarjes. Për nxjerrjen e tij nga mjeti u desh ndërhyrja e zjarrfikëses. I plagosur mbeti edhe një 55-vjeçar i cili udhëtonte në makinën tjetër.
Me mbërritjen në vendin e ngjarjes, autoritetet italiane zbuluan në makinën e shqiptarit një çantë të mbushur me para dhe një substancë të dyshimtë.
Po ashtu në makinë me Gjokën ndodhej edhe një pasagjer që dyshohet se u arratis në fushat pranë pas përplasjes.
Autoritetet italiane kanë nisur hetimet zbardhjen e rrethanave të aksidentit dhe janë vënë në kërkim të personit në fjalë