Meloni ndahet nga burri: Pas 10 viteve rrugët tona ndahen këtu
“Marrëdhënia ime me Andrea Giambrunon, e cila zgjati gati dhjetë vjet, përfundon këtu“. Këtë e ka shkruar në rrjetet sociale kryeministrja Giorgia Meloni.
“E falënderoj” shton ajo, “për vitet e mrekullueshme që kaluam së bashku, për vështirësitë që kaluam dhe që më dha gjënë më të rëndësishme në jetën time, që është vajza jonë Ginevra. Rrugët tona janë ndarë“.
“Unë do të mbroj”– shpjegon Giorgia Meloni “atë që ishim, do të mbroj miqësinë tonë dhe do të mbroj, me çdo kusht, një vajzë shtatëvjeçare që do nënën e saj dhe e do babanë e saj. Nuk kam asgjë tjetër për të thënë për këtë” shkruan ajo.
“Të gjithë ata që shpresonin të më dobësonin duke më goditur, ju them guri mbetet gur dhe pika është vetëm ujë”, shkruan kryeministrja.
View this post on Instagram