Plagosën tre persona, identifikohen dy autorët, policia në ndjekje të tyre
Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka konfirmuar se nga të shtënat e regjistruara në Prishtinë dyshohet se janë plagosur tre persona.
Ngjarja është regjistruar në lagjen Lakrishte dhe të plagosurit janë dërguar për të marrë ndihmë mjekësorë. Gjithashtu ajo ka bërë të ditur se janë identifikuar dy autorët ndërsa nuk ka dhënë detaje ose emra.
“Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin veprimet hetimore për arrestimin e dy personave të dyshuar ( të cilët janë identifikuar) si dhe ndriçimin e plotë të rastit”, tha ajo.
Ndërkohë burime për median kosovare, Indeksonline pohojnë se Arjanit Abdullahu dyshohet të ketë plagosur Blerat Gashin dhe Anuar Makollin.
Dyshohet se plagosja ka ardhur pas një mosmarrëveshje mes palëve.