Qëlloi për të vrarë një adoleshent! Arrestohet autori dhe shoku në Tiranë
Foto ilustruese
Një 18-vjeçar me shokun e tij janë arrestuar për tentativën e vrasjes së një adoleshenti 16-vjeç në Kamëz dy ditë më parë. 18-vjeçari pas sherrit qëlloi 16-vjeçarin me armë që mbeti i plagosur dhe ndodhet në spital.
“Si rezultat i këtij operacioni i bë kapja dhe ndalimi i shtetasve: Arimr Hasaj 18 vjeç dhe Xhorxh Çuni 19 vjeç, të dy banues në Kamëz.
Nga veprimet hetimore dyshohet se këta 2 shtetas, më datë 18.10.2023, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, kanë tentuar të vrasin me armë zjarri 16-vjeçarin, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua automjeti me të cilin 2 autorët e dyshuar janë larguar nga vendi i ngjarjes” njofton policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.