Fri, Nov 29, 2024

Terapia e Shallit Kundër Bajameve dhe të Ftohurës

  • PublishedOctober 20, 2023

Një nga këshillat kryesore të gjysheve dhe nënave tona kur na dhemb fyti apo bajamet si pasojë e të ftohurës është që në mbrëmje të mbështillet fyti me shall.

Sipas tyre, shalli duhet përdorur për të mbuluar qafën dhe hundën nga temperaturat e ftohta.

Këtë e konfirmojnë edhe shkencëtarët sipas të cilëve mbulimi i hundës dhe fytit me shall, është një metodë e lashtë por efikase për të penguar të ftohurën por edhe shqetësimet me fytin dhe bajamet.

Si Ndihmon Shalli Kundër Baktereve të të Ftohurës

Sipas studiuesve të universitetit të Yale, virusi përgjegjës për të ftohurën lulëzon në ambiente të ftohta ndërkohë që qelizat në rrugët tona të frymëmarrjes dobësohen si pasojë e ekspozimit të temperaturave të ftohta.

Kësisoj, ekspertët thonë se nëse njerëzit mbajnë hundën dhe fytin të mbuluar gjatë temperaturave të ftohta mund të shmangin shumë prej simptomave të të ftohurës.

Kjo nuk do të thotë se nëse njeriu prek një sipërfaqe të ndotur e më pas rrugët e frymëmarrjes nuk do të sëmuret.

Origjina e Traditës së Mbështjelljes së Fytit me Shall Kundër Të Ftohurës

Kjo traditë besohet të vijë nga vendet përgjithësisht të ftohta të Evropës Lindore përfshirë edhe këtu Gjermaninë.

Teoria pas kësaj tradite është se mbajtja e shallit rrit lehtazi temperaturën e fytit dhe e bën këtë ambient më të rrezikshëm për bakteret që shkaktojnë infeksion.

Kësisoj, imuniteti ka një mundësi të artë për t’iu përgjigjur infeksionit dhe për të pastruar sistemin përpara se bakteret të shkaktojnë dëme më të mëdha.

Për më tepër, disa vite më parë, një studim zbuloi se njerëzit që mbajnë shaje që në momentin e parë kur vërejnë probleme me fytin janë më të predispozuar të kenë më pak simptoma të të ftohurës.

Në mjekësinë popullore kineze, besohej se qafa ishte porta hyrëse e erës dhe ajo duhet mbrojtur.

Në këtë traditë besohej se mbajtja e shallit kur bën ftohtë rrit temperaturën e brendshme dhe e bën këtë ‘portë’ më të mbrojtur./ AgroWeb.org