Sat, Nov 30, 2024

U gjet i vdekur në Shkodër! 70-vjeçarin dyshohet se e vrau fqinji më sëpatë

  • PublishedOctober 20, 2023

Një 70-vjeçar dyshohet se është vrarë me sëpatë nga fqinji. I moshuari Musa Bajraktari mesditën e djeshme u gjet i pajetë në një kanal në fshatin Boks.

Paraprakisht u dyshua se gjithçka mund të ishte aksidentale. Por nga ekspertiza rezultoi se 70-vjeçari nga fshati Kullaj kishte plagë në trup.

Dyshimet paraprake janë se mund ta ketë qëlluar fqinji Xhemal Zeqiri, që është arrestuar nga policia vendore e Shkodrës.

AlbaniaWeb.net