Fri, Nov 15, 2024

Vizita e emisarëve, Kearns: Shpresoj të kuptojnë se “Beogradi i Pari” nuk është në interes të Ballkanit

  • PublishedOctober 20, 2023

Deputetja britanike, Alicia Kearns në një intervistë për mediat në Kosovë ka folur në lidhje me vizitën e pesë emisarëve të cilët do të udhëtojnë të shtunën në Kosovë dhe Serbi.

Kearns u shpreh se emisarët duhet ta pranojnë se politika “Beogradi i pari” nuk është ajo që është e drejtë dhe në interesin më të mirë të rajonit të Ballkanit Perëndimor.

“Shpresoj që ajo që do të shohim është ekuilibri dhe proporcionaliteti dhe të pranojnë se politika “Beogradi i Pari” nuk është ajo që është e drejtë dhe në interesin më të mirë të të gjithë Ballkanit Perëndimor.

Ne duhet të sigurohemi që mund t’i bashkojmë vendet dhe të punojmë drejt paqes dhe kjo do të thotë të dëgjojmë të gjithë zërat dhe të sigurohemi që të kalojmë në strukturat dhe proceset demokratike që sjellin paqen,” tha Kearns për T7.

Ajo më tej  qasja “merre ose lëre” është një politikë e rrezikshme.

“Mendoj se merre ose lëre është një politikë e rrezikshme për t’u ndjekur. Mendoj se është shumë e rëndësishme që të kemi negociata dhe diskutime domethënëse me partnerët tanë, në mënyrë që të arrijmë në zgjidhjen më të mirë të mundshme”, shtoi ajo.

AlbaniaWeb.net