Akuzat e SPAK-ut/ Sa vite burg rrezikojnë Berisha, dhëndri dhe biznesmeni?
Mbrëmjen e sotme Prokuroria e Posaçme pas disa viteve hetime vendosi që të futej në familjen e ish-Presidentit dhe ish-kryeministrit Sali Berisha. Dhëndri Jamarbër Malltezi u arrestua në Rinas. Për liderin historik të së djathtës është caktuar masa detyrim paraqitje dhe i është ndaluar dalja jashtë vendit duke iu bllokuar pasaporta.
Akuzat e ngritura:
- Sali Berisha- Korrupsion pasiv kryer në bashkëpunim, neni 260 dhe 25 i K.Penal
- Jamarbër Malltezi – Korrupsion pasiv ne bashkëpunim Neni 260 dhe Pastrim i Produkteve ne bashkëpunim me Fatmir Bektashi neni 287 i K.Penal;
- Fatmir Bektashi- Korrupsion aktiv dhe pastrim produktesh të veprës penale ne bashkëpunim me Jamarbër Malltezi.
Ish-kryeministri Sali Berisha është i akuzuar për veprën penale të korrupsionit pasiv të zyrtarëve të lartë nga Prokuroria e Posaçme, një akuzë që mbart dënim nga 4 deri në 12 vjet burg.
https://www.youtube.com/watch?v=STqaevfanbo
Jamarbër Malltezi, bashkëshorti i vajzës së ish-kryeministrit është akuzuar për veprën penale të korrupsionit dhe pastrimit të parave, një vepër penale që parashikon dënime nga 5 deri në 15 vjet.
Akuzat lidhen me dosjen e privatizimit të kompleksit “Partizani” mbi truallin e së cilit u ndërtuan 17 kulla nga Malltezi dhe biznesmeni Fatmir Bekteshi, që gjithashtu është arrestuar.
Dhëndri dhe biznesmeni u arrestuan, për çfarë akuzohet Sali Berisha (E PLOTË)