Deputeti i Vetëvendosjes në Veri: Ende ka punë për të bërë…
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci ka vizituar sot zonat e veriut të Kosovës, konkretisht Mitrovicën e Veriut, Zubin Potokun dhe Zveçanin.
Ai ka thënë se këto qytete po jetojnë një realitet të ndryshuar pozitivisht, si rezultat i vendosmërisë së shtetit për të sjell ligjshmërinë.
“Ende ka punë për të bërë, por ne nuk kemi plan me u ndalë! Kosova nuk ndahet as nga brenda aq më pak nga jashtë,” ka thënë mes të tjerash deputeti Bajqinovci.
“Një vizitë në fundjavë, siç shihet në pikë të ditës me mikun tim Sefin, në veriun e Mitrovicës, Zveçanit dhe Zubin Potokut, në një realitet krejtësisht të ndryshuar pozitivisht, si rezultat i vendosmërisë së shtetit për të sjellur ligjshmërinë në çdo cep të Republikës së Kosovës.
Ende ka punë për të bërë por ne nuk kemi plan me u ndalë! Kosova nuk ndahet as nga brenda aq më pak nga jashtë,” ka shkruar deputeti në Facebook.