Ekspertja: Asociacioni kërkon kushte të përshtatshme sigurie
“Këto regresione ndodhin sepse Serbia nuk dëshiron ta zbatojë marrëveshjen e Ohrit, pasi kjo do të nënkuptonte një njohje de facto të Kosovës. Po ashtu, Kosova nuk dëshiron të zbatojë dispozitat e marrëveshjes që kanë të bëjnë me Asociacionin e komunave me shumicë serbe nga frika e destabilizimit të mëtejshëm dhe instrumentalizimit të Asociacionit nga Beogradi. Veprimet destabilizuese në veri të Kosovës e heqin vëmendjen nga trajtimi i çështjeve thelbësore, si njohja reciproke.
Një ridizajnim i dialogut mund të përfshijë një qasje më të ekuilibruar të BE-së në negociata. Këtu hyn rivlerësimi i masave aktuale ndëshkuese kundër Kosovës dhe marrja e masave të reja kundër Serbisë. Duhen krijuar kushtet e përshtatshme politike dhe sigurie për formimin e Asociacionit. Pa këto kushte, është e vështirë të imagjinohet se si mund të krijohet ky asociacion pa u instrumentalizuar nga Serbia për qëllime politike” tha ajo për DW.