Sat, Nov 16, 2024

Pas arrestimit, SPAK-u i sekuestron edhe pasurinë dhëndrit të Berishës

  • PublishedOctober 21, 2023

Pas arrestimit, Gjykata e Posaçme ka vendosur sekuestro të të gjitha pasurive të Jamarbër Malltezit. Jamarbër Malltezi, dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili më herët ka mbajtur edhe postin e Drejtuesit të Departamentit të Mjedisit në Partinë Demokratike u arrestua sot në aeroportin e Rinasit. Jamarbër Malltezi është i dyshuar për pastrim parash dhe korrupsion për privatizimin e ish klubit sportiv “Partizani”.

Bëhet fjalë për një pronë me rreth 10.000 m2, në qendër të Tiranës që në vitin 2008 është privatizuar me një vlerë prej 100.000 dollarë. Klubi sportiv “Partizani” ishte kompleksi më i rëndësishëm sportiv në pronësi të Ministrisë së Mbrojtjes, jo shumë larg nga qendra e Tiranës, ku sot janë ngritur 17 kulla.

Kjo është arsyeja që Berisha i shpëtoi burgut

AlbaniaWeb.net