Mon, Nov 25, 2024

Po vjen nga deti! Fllad i nxehtë në mëngjes dhe stuhi me rrufe në darkë (HARTA-LIVE)

  • PublishedOctober 21, 2023

Foto ilustruese

Fundjava pritet të jetë në ndikim të kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme në vendin tonë. Sipas Institutit Meteorologjik Ushtarak, moti parashikohet të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësira në shtim.

Në orët e mbrëmjes  të ditës së shtunë reshjet e shiut do të bëhen prezente fillimisht në veriperëndim e gradualisht reshjet e shiut do të shtrihen përgjatë vijës bregdetare dhe ultësirës perëndimore.

Hera-herës reshje shiu ne formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike. Kjo situatë do të mbetet prezente deri në orët e para të mëngjesit të ditës së diel.

Gjatë ditës së diel reshjet e shiut do të mbeten prezente të herëpashershme me intensitet të ulët të karakterit lokal. Era do të jetë nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare deri në 6m/sek, e hera-herës fiton shpejtësi deri në 10m/sek.

AlbaniaWeb.net