Tue, Nov 19, 2024

Akuzat e SPAK ndaj Berishës, Basha: Të korruptuarit duhet të japin llogari para drejtësisë

  • PublishedOctober 22, 2023

Pas akuzave të SPAK kundër ish-kryeministrit Sali Berisha dhe dhëndrit të tij në lidhje me aferën e ish-kompleksit Partizani ka ardhur edhe reagimi i Lulzim Bashës.

Ai ka bërë një reagim ndonëse jo në mënyrë të drejtpërdrejtë duket se mbështet akuzat e Prokurorisë ndërsa kërkon që t’i jepet fund pandëshkueshmërisë.

Afera e ish-kompleksit Partizani, Bektashi: Malltezi e Begeja pronarët në hije të “Homeplan”

“Të korruptuarit duhet të japin llogari para drejtësisë e paratë që u kanë marrë shqiptarëve t’u kthehen mbrapsht.”, shkruan Basha në një postim në Facebook, pas një takimi me qytetarë në Dibër.

SPAK arrestoi mbrëmjen e djeshme dhëndrin e Berishës, Jambarbër Malltezi dhe lëshoi masën detyrim paraqitje për ndërtuesin Fatmir Bektashi.

SPAK: Basha dha lejen e ndërtimit për 17 kullat e dhëndrit të Berishës

Edhe për Berishën u dha masa “detyrim paraqitje” si dhe i është bllokuar pasaporta për të mos udhëtuar jashtë vendit.

Si Berisha, Malltezi edhe Bektashi akuzohen për korrupsion, pastrim parash dhe pastrim të produkteve të veprës penale.

“Më ka bërë presion edhe Shkëlzen Berisha,” Laçi: Më ofruan 500 mijë euro për të mbyll gojën

Statusi i plotë i kreut të PD-së:

AlbaniaWeb.net