Mon, Nov 18, 2024

Gjuha arbëreshe së shpejti në të gjitha shkollat e Kalabrisë, Begaj: Jeni shembull

  • PublishedOctober 22, 2023

Presidenti Bajram Begaj, në ditën e dytë të vizitës në Kozenca të Kalabrisë u ndal edhe në “Spezzano Albanese”, ku u prit nga komuniteti arbëresh dhe autoritetet vendore.

Në takimet e zhvilluara me autoritetet vendore në “Spezzano Albanese”, kryetari i kësaj komune njoftoi iniciativën e përfshirjes së gjuhës arbëreshe në shkolla, nismë që iu premtua Begajt edhe nga përfaqësues të Rajonit të Kalabrisë për shndërrimin në promotor të zbatimit të këtij projekti nga Këshilli Rajonal i Kalabrisë.

Më pas Begaj zhvilloi në “San Demetrio Corone” një takim me kryetarët e bashkive dhe komunave arbëreshe, në prani edhe të prefektit të Kozenës.

Begaj vlerësoi solidaritetin e popujve të dy shteteve në çdo periudhë kritike si edhe rolin e kalabrezëve për ruajtjen e lidhjeve me atdheun e origjinës.

“Ky Kolegj ka nxitur diskutimin e temave të rëndësishme historike, që nga nevoja për liri e kombeve, te çështjet më bashkëkohore si ajo e domosdoshmërisë të bashkëjetesës ndërmjet kulturave. Kjo është një nga qendrat më të rëndësishme kulturore dhe arsimore në të gjithë Arbërinë italiane.

Këtu u zhvillua veprimtaria e Institutit Ndërkombëtar të San Demetrio për Shqipërinë, i cili formësoi të rinjtë studentë nga vendi im dhe që edhe sot sheh mes lëndëve të tij mësimin e gjuhës shqipe.

Nga Jeronim De Rada, që jepte gjuhën shqipe, deri te Anselmo Lorecchio, i cili ndihmoi në pranimin e shumë studentëve shqiptarë në këtë Kolegj, ju jeni një nga shembujt më frymëzues të kauzës për mbrojtjen e vlerave identitare,” shtoi më tej presidenti.

AlbaniaWeb.net