Sun, Nov 17, 2024

Jasir Asani: Pagesën që marr ia nis babait, ka bërë çdo gjë për mua

  • PublishedOctober 22, 2023

Njeriu i momentit, Jasir Asani është rrëfyer në një intervistë së fundmi për “Më Lër të Flas”.

Në këtë dalje të tij ai ka folur për fillimet e tij në futboll dhe kontributin që ka në familjen e tij.

Ajo që ra në sy ishte përulësia e tij ndaj familjes dhe dashuria e madhe për ta. Asani tregoi se bën çdo gjë për ta dhe madje dhe pagën që merr ia nis të atit pasi ai ka bërë çdo gjë për të.

“Gjithmonë kam ëndërruar të luaj në një ekip profesionist. Dhe babai ka bërë gjithçka për këtë. Unë kam një motër dhe një vëlla, por jetojmë bashkë 17-18 veta.

Babi më ka thënë mos u dorëzo kurrë. Çdo gjë e bëj për familjen. Edhe pagesën që marr ia nisi të gjitha babait se ai ka bërë çdo gjë.

Që në moshën 6-vjeçare kam nisur të luaj, sepse edhe babai im lunate me Maqedoninë. E ka pasur shumë qejf futbollin dhe ka qenë mbrojtës i djathtë. Pra nga babi e kam trashëguar pasionin për futbollin.

Ka qenë shumë e vështirë të ndiqja ëndrrën se vetëm babai punonte në familje dhe në Maqedoni rrogat nuk ishin të larta që të plotësonte dëshirat e të gjithëve,” ka thënë Asani.

I pyetur rreth çështjes së famës, Asani tha: “Është mirë të jesh i famshëm, por ndonjëherë është edhe më mirë të jesh privat. Privatësia më pëlqen më shumë.”

Momentalisht Jasiri luan në Korenë e Jugut, por tregoi se ka marrë disa oferta shumë të mira.

“Ka 6-7 ekipe që më kërkojnë në Europë. Në Gjermani, Itali, Spanjë dhe Arabi,” tha ai.

AlbaniaWeb.net