Tue, Nov 19, 2024

“Më ka bërë presion edhe Shkëlzen Berisha,” Laçi: Më ofruan 500 mijë euro për të mbyll gojën

  • PublishedOctober 22, 2023

Ish-presidenti i klubit Partizani, Paro Laçi në një intervistë të zhvilluar së fundmi në lidhje me zbardhjen e aferës së ish-kompleksit Partizani.

Në lidhje me këtë aferë janë vënë në pranga dhëndri i ish0kryeminsitri Sali Berisha, Jamarbër Malltezi si dhe biznesmeni, Fatmir Bektashi.

Në një intervistë për Report TV Laçi nxori në dritë një tjetër skemë ku si pas tij ai kërcënohej nga familjarë të Berishës në emër të ish-kryeministrit.

Ish presidenti i Partizanit shtoi se kërcënime kishte marrë edhe nga funksionarë të shtetërorë dhe të policisë për t’u larguar nga kompleksi ku nuk nguroi të përmende edhe emra.

“Në emër të Berishës më ka presion dhe ministri i mbrojtjes Imami më ka thënë që duhet të largohem nga klubi. Me mesazh me telefonata në mënyrë direkte.

Na kanë larguar disa herë me forcë dhe ne përsëri futeshim. Na thoshte të ikim nga klubi të ikim në rrugë deri në atë pikë që është ndërruar një shef komisariati dhe ka ardhur një njeri i Berishës.

Tonin Vici na ka thirrur në komisariat dhe na ka bërë presion të gjithë zinxhirit të ekipit të partizanit na kanë thënë mos tu shohim më te fushat. Të gjithë na kanë bëre presion, edhe Shkëlzen Berisha, tha ai.

Laci u shpreh se presione ka pasur edhe nga vetë djali dhe vajza e ish kryeministrit, Shkëlzen dhe Argita Berisha.

Ai më tej shtoi se për t’i mbyllur gojën i kanë ofruar 500 mijë euro kesh dhe apartamente në emër të familjes së Sali Berishës. Sipas tij presionet filluan pasi refuzoi ofertat.

Në fund ai tha se do të bëjë padi të re dhe se kërkon që SPAK ta marrë në pyetje në lidhje me çështjen.

AlbaniaWeb.net